Kërkesa e Vuçiç për "miqtë" grekë: Mos e njihni pavarësinë e Kosovës

20/09/2019 - 22:12

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë takime të rëndësishme me shumë liderë të huaj, duke përfshirë edhe Micotakin dhe kancelaren Merkel, ku tema kryesore do jete çështja e  Kosovës.

Presidenti serb gjithashtu bëri një referencë të veçantë për takimin e tij me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, raportojnë mediat greke.

"Ky do të jetë takimi ynë i parë që kur Mitsotakis mori përsipër detyrën e kryeministrit. Do të flasim edhe për Kosovën, natyrisht që ai do të dëgjojë palën shqiptare, por kërkesa jonë për miqtë grekë është që të mos njohin pavarësinë e Kosovës ”, tha Aleksandar Vuçiç, duke iu referuar takimit të tij në New York me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Presidenti serb tha gjithashtu se çështja e Kosovës gjithashtu do të mbizotërojë bisedimet me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai gjithashtu theksoi, duke komentuar qëndrimin e SHBA për çështjen e Kosovës, se qëllimi i tyre mbetet njohja e pavarësisë së Beogradit.

"SHBA pret që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duhet ta mashtrojmë botën. Kështu do të jenë edhe vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën në fund të procesit të dialogut. Kështu janë gjërat në Perëndim," - tha Aleksandar Vucic në një intervistë për Tv Pink.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mediat italiane paralajmëruan një ditë më parë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje, pasi Këshilli

Ndonëse media italiane "Ansa" njoftoi sot se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos ha

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Një moment i pakëndshëm i ka ndodhur ish-Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras, teksa po udhëtonte me aeroplan.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abot

Kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Refugjatët janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik