Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn viziton sot Kosovën dhe Serbinë. Në fokus të takimit do të jenë tarifat doganore prej 100% të vlerës për mallrat serbe të vendosura nga Kosova.

Hahn do të takohet fillimisht me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Më pas vizita do të vijojë në Kosovë, ku do të takohet me presidentin Thaçi e kryeministrin Haradinaj.

Deputetët e Listës Serbe janë ngujuar në sallën e Kuvendit, ku kërkojnë takim me Hahnin, për t’i shprehur shqetësimet e tyre për taksën kosovare.