Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Nuri Bajrami, me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinionit, theksoi se ligji për implementimin e dy gjuhësisë në Maqedoninë e Veriut nuk respektohet.

Në seancën e sotme është marrë vendimi që të hapet procedurë në të cilën Antikorrupsioni do të hetojë se si funksionarët shtetërore kanë shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit.

"Shfrytëzimi i mjeteve nga buxheti do të shqyrtohet se cilët persona shfrytëzojnë vetura zyrtare, sa është shuma e kompensimeve, harxhimeve shtesë".

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave (KSHPK) në seancën e sotme gjithashtu hapi procedurë me të cilën do të hetohet një konflikt i mundshëm i interesave gjatë përzgjedhjes së mjediseve të zyrave të ish-presidenti të shtetit, Gjorge Ivanov.