Është konfirmuar rasti i parë në Greqi me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një 38-vjeçare nga Selaniku ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

E reja aktualisht po mbahet e izoluar në spitalin e Selanikut, ndërsa sipas “Proto Thema”, ajo kishte udhëtuar së fundmi në Italinë Veriore dhe ishte kthyer në vendlindje.