Konflikte në Luginën e Preshevës? Serbia bën paralajmërimin

11/09/2018 - 22:31

Liderët politikë shqiptarë në jugun e Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte ndëretnike, ka thënë sot për agjencinë FoNet deputeti dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) Nenad Mitroviq, sepse, ka theksuar ai, në ato komuna jetojnë edhe serbët që e kundërshtojnë këtë.

Në pyetjen se si e interpreton kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkimin e saj Kosovës, Mitroviq është përgjigjur se kjo kërkesë assesi s’i kontribuon dialogut Beograd – Prishtinë”, transmeton Koha.net.

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është detyrues as për Beogradin dhe as për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mitroviq.

Ai ka nënvizuar se ajo që e kërkojnë shqiptarët në jug, është fushatë për zgjedhjet e Këshillin Kombëtar që mbahen më 4 nëntor.

Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë humbur kredibilitetin e zgjedhësve të vet dhe tash përpiqen t’i animojnë zgjedhësit

Mitroviq ka thënë se “këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë në përbërje të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë”.

Ai ka tërhequr vërejtjen se po këto kërkesa mund t’i bëjnë edhe shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, në veri të Shkupit , rreth Tetovës.

“Çfarë do të thotë kjo. A duam ta kemi efektin domino në rajon? Shqiptarët e rajonit po kërkojnë që në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës ta zgjedhin statusin edhe në vendet tjera, jo vetëm në Serbi, sepse aty janë edhe Maqedonia e Mali i Zi.

Partia Përparimtare serbe është parti në krye të së cilës është kryetari i Serbisë Aeksandar Vuçiçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur të mërkurën qëndrimet e tyre të kundër

Atij që investon 250 mijë euro për një imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur rreth interesimit të SHBA-ve për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në njē intervistë ekskluzive për televizionin serb "TV Pink", ka folur edhe për partnerin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është motivuar nga një qëllim më i rëndësishëm se sa politikat ditore “në ndjekjen e n

Një tërmet prej 4.3 ballësh të shkallës Richter ka tronditur Greqinë  në orën 23:40 të dielën në mbrëmje.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë të fundit ka zbuluar se  nesër do të mbajë takimin me partnerët e koalicionit.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se është parandaluar një sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, pasi sqaroi se ishte planifikuar nga mb

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë një riformatim të qeverisë së tij disa muaj para zgjedhjeve lokale dhe atyre për Parlamentin Eu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin