Kryetari i komunës së Novo-Sellos në Maqedoninë Lindore, Boro Stojçev ka rënë në pranga mbrëmjen e kaluar, pasi akuzohet për kontrabandë cigare, njoftoi televizioni Alsat-M.

Stojçev është kapur së bashku me gruan dhe djalin e tij, si dhe me një tjetër bashkëpunëtor.

Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh. Sakaq, dyshohet se janë konfiskuar dy vetura plot me cigare kontrabandë.