Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Autoritetet shëndetësore në këtë shtet njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona nga COVID-19.

Po ashtu, sipas të dhënave të autoriteteve, janë konfirmuar dhe 508 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht numri i personave të prekur nga COVID-19 në shtetin helen është 24450, ndërsa numri i viktimave është 490. Ndërkohë, bëhet me dije se 81 pacientë trajtohen të intubuar.