Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me koronavirus

Katër prej tyre u identifikuan pas kontrolleve në portat e hyrjes së vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në shtetin fqinj shkon në 4662.

12 pacientë trajtohen të intubuar, ndërsa 128 pacientë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu u konfirmuan 2 vdekje të regjistruara duke shkuar numri në 208 vdekje në total.