Serbia shndërroi të martën një sallë të madhe në një spital të improvizuar me 3,000 shtretër për të siguruar pranimin dhe vendosjen e personave me simptoma të koronavirusit.

Presidenti serb Aleksandar Vucic më herët njoftoi se disa ndërtesa publike në Beograd, në Novi Sad dhe në Nish do të përdoren për të akomoduar një numër të madh të pacientëve.

Anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Serbisë janë angazhuar sot në shkarkimin dhe vendosjen e 3,000 shtretërve.

“Sot, ne jemi në sallën e Panairit të Beogradit, ku kemi përgatitur rreth 3,000 shtretër për të sëmurët, të cilët do të trajtoheshin këtu në rast se përhapet koronavirusi,” tha ministri i Mbrojtjes Alexander Vulin në një deklaratë me shkrim.

Ai shtoi se mjekë nga Kina dhe ekspertë të tjerë do të vizitojnë spitalin e përkohshëm për të parë nga afër kushtet.

“Forcat e Armatosura serbe do të jenë të gatshme për të përmbushur çdo nevojë dhe të japin gjithçka që është e nevojshme për të trajtuar njerëzit këtu. Si dhe duke punuar këtu, ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka në çdo qytet të Serbisë sipas nevojës”, tha Vulin.

Numri i rasteve në Serbi ka arritur në 303, ndërsa janë regjistruar edhe tre vdekje nga koronavirusi.

Vendi shpalli gjendje të jashtëzakonshme të dielën, duke kufizuar lëvizjen për këdo më të vjetër se 65 vjeç në zonat urbane dhe 70 në pjesët rurale të vendit.

Një shtetrrethimi nga ora 5.00 e mëngjesit deri në orën 17:00 u imponua të mërkurën për të ndihmuar në frenimin e pandemisë.