Serbia ka konfimuar viktimën e katërt nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një mjeke 60-vjeçare nga qyteti i Nishit, që vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh, e cila mund të jetë infektuar prej pacientëve. 

“Tani të gjithë pacientët që na vijnë do t’i trajtojmë si Covid-19. Sëmundjet që kanë të bëjnë me infeksione të rënda në organet e frymëmarrjes, pasi gripi po kalon, të gjithë do t’i trajtojmë fillimisht si të dyshuar me Covid-19.”, thonë autoritetet.

Numri i të infektuarve në Serbi ka kaluar sipër 300 dhe thuhet se në klinikën e qytetit jugor ku ka humbur jetën pacientja janë të infektuar të paktën 9 punonjës të spitalit. Kurse disa dhjetëra të tjerë janë në vetëizolim për shkak të frikës së mund të jenë infektuar me virusin gjatë punës.