6 viktima, 113 raste të reja nga kryerja e 1543 testimeve dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë. .
Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.
5 pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, kurse 1 pacientë ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake. Tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 64, 22 dhe 83 vjeçe. Një viktimë është nga Kumanova (72 vjeçar), viktima tjetër është nga Struga (48 vjeçar), si dhe një viktimë nga Ohri (75 vjeçar).
Duke shtuar statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në shtetin fqinj shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin vijojnë të jenë 3402 raste aktive me Covid-19.