Kosovë, dënohet Oliver Ivanovic, reagojnë shqiptarët dhe serbët

21/01/2016 - 15:25

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 9 vite burg Oliver Ivanovic, kryetarin e Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, pasi ai u gjet fajtor për akuzën e kryerjes së krimeve të luftës gjatë viteve 1999 dhe 2000. Por, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e dytë, atë të kryerjes së krimeve kundër popullsisë civile, e cila ishte edhe më e rëndë. Më konkretisht, Ivanovic u gjet fajtor për lëshimin e urdhërave për vrasjen e nëntë shqiptarëve gjatë viteve të konfliktit dhe menjëherë pas tij.

Oliver Ivanovic u arrestua në vitin 2014.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe, të cilat e kanë quajtur skandaloze dënimin e Ivanovic.

Por, edhe shqiptarët e Mitrovicës kanë reaguar, duke e quajtur qesharak vendimin. Halit Barani, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë, ka thënë se dënimi ishte minimal. “Duke pas parasysh se Oliver Ivanovic është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë, ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, pa dallim moshe e gjinie, dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë,” - ka thënë Barani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë t

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga federatat ndërkombëtare të futbollit, si UEFA dhe FIFA, lidhur me

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic se procesi i zgjidhjes së çështjes së Koso

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte d

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.