Kosovë, miratohet buxheti i vitit 2013

13/12/2012 - 17:44

 

KOSOVE- Parlamenti miratoi sot buxhetin për vitin 2013, i cili është afro një miliard e 600 milionë euro. Në favor të këtij buxheti votuan 64 deputetë, 26 ishin kundër, ndërkaq 1 ishte i paanshëm.

Buxheti i vitit 2012, ishte 4 për qind më i vogël se ai i vitit që po vjen dhe ishte vlerësuar i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës dhe zbutjen e shkallës së lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht edhe varfërisë.

Qeveria pretendon se ai është buxhet i zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të investimeve kapitale. Por, partitë në opozitë thonë se buxheti i projektuar është buxhet i varfërisë.
Buxheti i vitit 2013 mbështetet kryesisht në të ardhurat nga doganat.

Në seancën e sotme Parlamenti miratoi me 89 vota për e asnjë kundër marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më 16 nëntor të këtij viti, kjo bankë e cila ka 65 anëtarë, 29 prej të cilave nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, miratoi vendimin pranimin e Kosovës si anëtare të saj që nga 17 dhjetori i këtij viti.

Ky është institucioni i tretë ndërkombëtar financiar, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në të cilin po anëtarësohet Kosova.
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.

Avioni i Qeverisë  së Maqedonisë së Veriut “DZR”, i cili përdorej për fluturime dhe udhëtime të nëpunësve civilë pësoi një defekt dhe zba

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të ci

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.

Atletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiç, i cili ka udhëhequr sulmin n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengasave për lëvizjen e mall

Jani dhe Vasilia Katsifa, prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë kërkuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis përmes një letre që të

Drejtori i Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se Mitrovica është një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Në vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.