Kosovë-Shqipëri, i njëjti prefiks telefonik

14/12/2012 - 09:12

 

PRISHTINË- Sa i takon fushës së telekomunikacionit, duket se shqiptarët më në fund do të shndërrohen në një shtet të vetëm. Qeveria e Kosovës është duke pritur nga Qeveria e Shqipërisë që të komunikojë me "Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit" për çështjen e prefiksit telefonik 355. 

Kështu ka deklaruar nga Kuvendi, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Besim Beqaj, ministria e të cilit detyrohet nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e gjashtë shtatorit të këtij viti, të zhvillojë negociata me Qeverinë shqiptare. Kosova në këtë mënyrë mund të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë. Sipas Beqajt, Qeveria e Kosovës ka formuar një komision që do të merret me këtë çështje. Kosova është e gatshme të marrë kodin e Shqipërisë, por tani i mbetet Tiranës zyrtare që të komunikojnë me "Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit", në mënyrë që ta arsyetojnë këtë.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit, Beqaj deklaroi: "I kam dërguar letër ministrit Pollo duke i bërë me dije që ne jemi të gatshëm që ta marrim kodin 355. Konform bisedave që kemi pasur me të, ata e kanë obligim të komunikojnë me ITU-në dhe në letrën time i kam kërkuar që sa më shpejt të komunikojmë me të, sikurse ka bërë 'Monaco Telekom' më herët. Të arsyetojnë para ITU-së pse duhet të merret ky kod dhe cilat janë arsyet komerciale e ekonomike në funksion të marrjes së këtij kodi. Qeveria e Shqipërisë tani duhet të komunikojë me ITU-në dhe ata na kanë thënë se shumë shpejt do ta bëjnë këtë. Por cilat do të jenë hapat e tyre dhe sa shpejt do të ndodhë kjo… Për këto na duhet të komunikojmë me ta, mund të komunikoni edhe ju". Kosova ende përdor tri kode të huaja telefonike, të Serbisë, Monakos dhe Sllovenisë. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Kosova do të mund të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë 355, derisa të marrë kodin e vet shtetëror. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nuk ka informacione nëse vendi i saj ka ndaluar fushatën e tërheqjeve të njohjeve pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka vlerësuar si gënjeshtra pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën p

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga palët politike që të vendosin momentin e duhur për zgjedhjet.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 974 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 101 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski është testuar për Covid-19 ku ka rezultuar negativ.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së kor

Ka shkuar në 177 numri i viktimave bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit.

Deputeti shqiptar, njëherësh nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajz

Numri i shtuar i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme që shpalli president