Kosova dhe Serbia nisin menaxhimin e përbashkët të kufirit

10/12/2012 - 16:40

 

KOSOVE - Kosova dhe Serbia filluan sot zbatimin në praktikë të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit, marrëveshje kjo që u arrit gjatë  bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në dy vendkalime kufitare, në Merdarë dhe në Jarinë, pjesëtarë të policisë serbe, asaj të Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian, të shoqëruar edhe nga doganierët filluan sot pa ndonjë problem zbatimin e marrëveshjes.

Në Jarinë njëkohësisht po vazhdojnë punimet për ngritjen e mjediseve të punës, që ishin vonuar për shkak të protestave të përfaqësuesve serbë në veri, të cilët siç thonë, druajnë se marrëveshja nënkupton njohjen e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Të premten ata hoqën dorë nga protestat, pasi që siç thanë, kanë marrë garanci nga qeveria e Serbisë se në vendkalimet kufitare në veri, nuk do të paguhet dogana për mallrat e destinuara për veriun e Kosovës dhe njwkohwsisht do të vazhdojë përdorimi i dokumenteve të lëshuara nga Republika e Serbisë.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces të ri bisedimesh politike për  normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe me kwtë proces Serbisë i është kushtëzuar data e fillimit të negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I mituri Skënder Borova nga Struga ka nevojë për ndihmë financiare, pasi që është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemis limfoblastike a

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë t

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga federatat ndërkombëtare të futbollit, si UEFA dhe FIFA, lidhur me

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic se procesi i zgjidhjes së çështjes së Koso

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte d

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo