Krim tronditës në Greqi/ Burri godet gruan me sëpatë, më pas qëllon veten disa herë në kokë

11/08/2020 - 11:12

Greqia është tmerruar nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme në zonën e Kalitheas.

Një 67-vjeçar ka goditur me sëpatë bashkëshorten e tij. Pasi e plagosi rëndë 57-vjeçaren, ai tentoi vetëvrasjen, por ndërhyrja e policisë ndaloi në kohë një tragjedi të mundshme.

Sipas medieve greke, 67-vjeçari në gjendje të dehur filloi të qëllonte me sëpatë bashkëshorten e cila i kishte kërkuar divorcin. Gruaja arriti të dalë nga shtëpia, por nuk iu largua dot ndjekjes së burrit, i cili filloi ta godiste sërish.

Pasi mendoi se gruaja kishte vdekur, ai e drejtoi sëpatën nga vetja duke u qëlluar në kokë disa herë.

Policia dhe banorët e zonës ndërhynë menjëherë, ndërkohë 57-vjeçarja është shtruar në spital për të mjekuar plagët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”, ndërsa është dënuar me 1 vit e 6

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa ka paralajmëruar arrestimin e presidentit të Kosovës, Has

Maqedonia e Veriut ka bërë një tjetër hap drejt lehtësimit dhe pritet të hapë kufijtë pa detyrimin e tamponit për të gjitha vendet e rajo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy

Gazeta serbe "Informs" e njohur si përkrahëse e qeverisë në faqen e parë këtë të hënë, ia ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacion

Gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë shënuar edhe 148 raste

Greqia i bëri thirrje të dielën Turqisë të dënojë dhe hetojë atë që tha se ishte një fyerje ndaj flamurit të saj kombëtar në ishullin gre

Një tërmet i fortë është regjistruar gjatë natës së shkuar në Greqi. Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 5.2 Rihter dhe u regjistrua rret

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë javë kanë votuar për postin e kryetarit të ri të Kuvendit , ku është zgjedhur deputeti nga radh

Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, që ishte parashikuar të zhvillohej të hënën në Bruksel, është shtyrë, për