Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, lajm që ka gjetur vend në mediat vendase dhe ato europiane e botërore. Shkencëtarja amerikane  Suzanne Eaton  59 vjeçe u ekzekutua në Kretë nga një fermer vendas.

Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis. Ky i fundit ka pranuar përpara prokurorëve se është autor i vrasjes. Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, e ka goditur shkencëtaren me makinë dhe më pas e ka futur në bagazh pa ndjenja.

Më pas, ai e ka dërguar atë në një bunker nazist dhe e ka përdhunuar e më pas vrarë. Identiteti i të riut grek u zbulua, për shkak të gjurmëve të ADN-së që policia greke gjeti në vendngjarje. Ai ia kishte ngulur thonjtë amerikanes, para se ta vriste atë.

Shkencëtarja ndodhej në Kretë të Greqisë për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.