Kryeministri i Kroacisë infektohet me Covid-19, vetëizolohet në shtëpi

30/11/2020 - 21:57

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković infektohet me koronavirus. Sipas Euronews duke cituar burime nga qeveria, Plankoviçka pasi ka kryer testin dhe ka rezultuar me Covid-19, është vetëizoluar.

Infektimi i kryeministrit të Kroacisë vjen dy ditë pasi bashkëshortja e tij rezultoi pozitive ndaj testit të Covid-19.

“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv. Kryeministri iu urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetëizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,”- tha zëdhënësi i qeverisë, Marko Milić.

“Kryeministri aktualisht ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe përgjegjësitë e tij nga shtëpia dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe epidemiologëve,” përfundon njoftimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka regjistruar 20 viktima dhe 510 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 viktima dhe 361 raste të reja nga COVID-19.

Një aeroplan që mbante një milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina, arriti të Shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e par

Qeveria e Greqisë ka mbështetur një takim mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit grek Mitsotakis, duke bërë kështu një hap para d

Greqia ka regjistruar 599 raste të reja dhe 33 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në Greqi rreth orës 11:40.

Reshje të dendura shiu dhe përmbytjet kanë përfshirë ditën e sotme Greqinë. Pas disa ditësh ku temperatura ishin të larta dhe qytetarët p

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara, pasi nëse n

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 104 raste me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 444 raste të reja të virusit COVID-19, nga të cilat