Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë para zgjedhjeve të rregullta.

Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa shtoi se qëllimi i qeverisë, çdo ditë, javë dhe muaj, është të tregojë se çfarë domethënie kanë në ekonomi dhe rritjen e vendeve të punës ndikimi i BE-së dhe NATO-s.

“Shpresa për vendime përfundimtare për qëllimet strategjike për vendin do të përmbushet tani në mes të tetorit, dhjetorit apo në janar ose shkurt, në varësi të vendimit të Spanjës për ratifikimin e protokolli për në NATO”, tha Zaev.