Kufiri detar, Turqia paralajmëron Greqinë

23/10/2018 - 20:56

Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujërat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti Egje. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.

Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj.

Ish-Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujërat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut.

Ministria e jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave territoriale greke.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se ësht

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungar

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasador

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga Brukseli ka folur për procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka quajtur “brymë mëngjesi”, bisedat e përgjuara telefonike, që po publikohen