08/08/2019 - 11:57
Një tjetër tërmet 4.8 ballë i shkallës Rihter tronditi Greqinë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Thellësia fokale është 12 kilometra dhe tërmeti ishte 35 kilometra në verilindje të Samos.
Tërmeti u ndie veçanërisht për banorët e ishujve të Cikladave.
Greqia ka përjetuar kohët e fundit një numër të madh tërmetesh, duke shkaktuar panik te banorët e ishujve por edhe turistët.
/portali DurresLajm/
