Shteti i Bosnje-Hercegovinës është goditur nga një tërmet mëngjesin e së martës.

Qendra Europiane Sizmologjike raporton se lëkundjet u ndjenë në një zonë rreth 92 kilometra larg Sarajevës, 6 kilometra pranë Citluk, një lokacion me një popullsi prej rreth 5.800 personash.

Mësohet se tërmeti kishte një magnitudë 3.9. Epiqendra e lëkundjeve kishte një thellësi prej 10 kilometrash nën tokë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci.