Lufthansa synon të lidhë Prishtinën me Beogradin

20/01/2020 - 14:17

Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.

Presidenti Hashim Thaçi njoftoi në Twitter se mirëpriste propozimin e Lufthansës për të hapur një linjë ajrore mes dy kryeqyteteve, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm përpara për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai gjithashtu falënderon për ndërmjetësimin, këshilltarin e sigurisë kombëtare në SHBA, Robert C. O’Brien dhe ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, njëkohësisht emisar i presidentit Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Aktualisht nuk ka fluturime direkte mes Prishtinës e Beogradit, madje në shumë raste janë raportuar probleme edhe në kalimin e kufirit tokësor, pasi Serbia vazhdon ta quajë Kosovën provincë të sajën, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Konferencën për media ka njoftuar se situata me pacienten e prekur nga

11 shtetas serbë në bordin e anijes “Diamond Princess” në Yokohama të Japonisë, të cilët nuk kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit, do të

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Një tërmet me magnitudë 4.3 në shkallën Rihter ka rënë në ishujt Dodecanese të mërkurën rreth orës 14:20 në një zonë detare pranë Karpath

Është konfirmuar rasti i parë në Greqi me koronavirus.

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë.