Macron i kërkon Vuçiç të arrijë marrëveshje me Kosovën

17/07/2018 - 17:21

   Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar sot në Paris me homologun e tij francez, Emanuel Macron.

Në një adresim për media pas takimit që zgjati një orë më shumë se sa ishte planifikuar, Vuçiçbëri të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe Kosova.

Ai tha se mori mbështetje nga presidenti francez për arritjen e një marrëveshje me Prishtinën, marrëveshje kjo që do të ishte në të mirë të rajonit.

“Ne morëm mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët në Kosovë, në të mirë të sigurimit të paqes për të gjithë rajonin”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiq shtoi se në këtë takim u fol edhe për dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për marrëdhëniet bilaterale Beograd-Paris.

Nga ana tjetër, presidenti Macron bëri të ditur se do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi në nëntor të këtij viti.

Ai kujtoi edhe historinë e të dy vendeve ku përmendi aleancat e mëparshme ushtarake mes Serbisë e Francës.

“Ne kemi harruar se dikur kemi qenë bashkë, ne e liruam Serbinë së bashku, nëse ju më jepni disa dokumente sot, atëherë kjo do të sillte obligime të reja mes nesh, sot ne jemi përsëri bashkë, në misione të përbashkëta në Mali e Liban”,u shpreh Macron.

Vuçiq në këtë takim e uroi Macronin për fitoren e Francës në Kampionatin Botëror të Futbollit, e presidenti francez ia ktheu urimin, duke e përgëzuar atë për fitoren e Djokovic në turneun e tenisit në Wimbledon.

Në këtë konferencë për media, Vuçiq foli edhe për zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç, për të cilën tha se Serbia ka kërkuar regjistrime nga satelitet ndërkombëtare, por që të njëjtat nuk  i janë dhënë.

Ai tha se ka përparime në hetimet për vrasjen e tij, megjithëse tha se ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Vlen të theksohet se takimi i sotëm Macron-Vuçiçzgjati më shumë se një orë, ndërkaq që ishte parashikuar të zgjaste vetëm 25 minuta. /lajmi.net

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën 6 tonë hashash çokollatë janë zbuluar në Kretë në 8 kontejnerë që transportonte anija “Noka”.

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi vendosi që Nebojsha Medojeviq, deputeti i partisë opozitare, Fronti Demokratik, të lirohet, pothuajse d

Pas fotos së publikuar dje, ku dukej qartë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke shëtitur në rrugët e shtetit ku ka përfit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka drojë për dëmtim të procesit të zbatimit të plotë të “Marrëveshjes së Prespës”.

Athina zyrtare reagoi ashpër kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të shndërruar në zona turistike disa hapësira përgjatë bregdetit V

Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të plotësojë asnjë kërkesë të opozitës, sado që

Mediat greke çdo ditë publikojnë detaje lidhur me ngjarjen makabre e cila shkaktoi jo pak zemërim në popullin grek. Këtë herë media greke

Këngëtarja serbe, Ceca Raznatoviq do të mbajë një koncert në Mitrovicë të Kosovës më  8dhjetor në orën 12, sipas portalit serb "Telegrafi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për arratisjen e ish-paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski.

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos.