Mali i Zi dhe Serbia shpallin “non grata” ambasadorët e njëri-tjetrit

28/11/2020 - 20:50

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, të shtunën është shpallur person “non grata” dhe i është kërkuar largimi nga vendi, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

Në një njoftim publik, Ministria e Punëve të Jashtme, vuri në dukje, se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozhoviqin person “non grata”, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

I shpejtë ishte edhe reagimi i Beogradit, ku Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi se ajo veproi në një mënyrë reciproke duke e shpallur person “non grata” dhe duke dëbuar nga vendi Ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Milosheviq./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti grek, Giannis Kallianos ka folur për vëllain e tij, i cili është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish sot rreth deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili tha se  duhet një referendum

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 444 raste të reja me koronavirus, nga 2518 testime të kryera në të gjithë vendin.

Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka folur për mediat në Serbi për zgjerimin e BE-së, raportet me Kosovën si dhe kushtin e Serbisë që ta

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet