Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic ka njoftuar se shteti malazez ka lajmëruar se vendi i tij do të hapë kufijtë e saj më 1 qershor, me shtete, që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik.

Në konferencën e mbajtur për mediat në Podgoricë, Markovic tha se kriter ishte që vendet me të cilat do të bëhej hapja e kufirit, të diku te 25 pacientë për 100 mijë banorë, raportojnë mediat malazeze.

Dusko Markovic njoftoi se Mali i Zi do të hapë kufijtë me shtetet e Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë, Republikës Ceke, Hungarisë, Cekisë, Hungarisë, Shqipërisë dhe Greqisë më 1 qershor.

“Ne do t’i hapim kufijtë vendeve që kanë një status të ngjashëm epidemiologjik. Ne nuk do të kërkojmë teste speciale, të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i pret në vend dhe cilat rregullore duhet të respektojnë”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Edhe në Mal të Zi kanë nisur që të bëhet hapja e ngadaltë, teksa tashmë janë mbajtur disa evente publike.