Mali i Zi kërkon ndihmë nga NATO për luftën kundër koronavirusit

30/03/2020 - 13:52

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive, sa i takon luftën kundër koronavirsit. Aktualisht në këtë vend janë të regjistruara 91 raste të të infektuarve, ndërsa deri më tani ka marrë dy jetë njerëzish në këtë shtet.

Në kërkesën e saj drejtuar NATO-s, thuhet se Mali i Zi kërkon 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale. Sipas mundësive, Mali i Zi kërkon edhe rreth një milion maska të posaçme me filtra dhe rreth 6.5 milionë dorëza.

Qendra për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive është një mekanizëm civil i NATO-s për reagim në situatat e jashtëzakonshme. Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me koronavirus më 17 mars.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- kryeministri maqedonas, Zoran Zaev kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 korrik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic ka njoftuar se shteti malazez ka lajmëruar se vendi i tij do të hapë kufijtë e saj më 1 qersho

Bashkimi Evropian vazhdon të proklamojë unitet karshi qasjes që synon të aplikojë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me gjithë deklar

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, bënë thirrje të shtunën për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe S

Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin e parë të mundshëm, sipas mundësive ligjore dhe situatës me epideminë.

Sot mbushen 14 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

Maqedonia e Veriut kërkon të marrë masa drastike për Festën e Fitër Bajramit gjatë fundjavës.

Sezoni turistik në Greqi do të hapet më 15 qershor ka njoftuar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duke shtuar se fluturimet ndërkombët

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, krerët e misioneve të BE-së, ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, kreu i Bankë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima nga koronavirusi du