Pas Shqipërisë, Mali i Zi është vendi i radhës që do të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Qeveria malazeze dorëzoi në Kuvend projekt-ligjin për protokollin e anëtarësimit, që pritet të ratifikohet në një seancë të jashtëzakonshme.

Kryeministri Dushko Markoviç tha përmes një mesazhi në Twitter se Mali i Zi konfirmon mbështetjen për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas nënshkrimit nga ambasadorët e NATO-s, vendi i parë që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë ishte Greqia.