Mali i Zi: S’do të ketë korrigjime të veçanta të kufirit me Kosovën

Postuar: 20/02/2018 - 19:45

   Marrëveshja për kufirin midis Malit të Zi dhe Kosovës, është e mundur të përcaktojë disa korrigjime teknike të vijës kufitare, por nuk ka ndryshime të veçanta, ka thënë ministri i jashtëm malazez, Srxhan Darmanoviç.

Presidentët e Malit të Zi dhe Kosovës, Filip Vujanoviç dhe Hashim Thaçi, kanë nënshkruar të premten një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i bëhet thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin shtetëror të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.

I pyetur nëse në bazë të asaj marrëveshjeje mund të ndodhë ndryshimi i kufirit, Darmanoviç është përgjigjur se deklarata politike e Thaçit dhe Vujanoviçit konfirmon atë që tashmë ekziston në Marrëveshje, në nenin 7.

“Prandaj, nuk ka ndryshime të veçanta”, iu ka thënë gazetarëve Darmanoviç, dhe shpjegoi se me nenin 7 pasi që të dyja vendet e ratifikojnë marrëveshjen, Komisioni duhet të dalë në terren dhe të kryejë këtë proces.

Sipas tij, ekziston mundësia që disa korrigjime të vërtetohen metër për metër,

“Marrëveshja për kufirin duhet të ratifikohet, e këtu bëhet fjalë për korrigjime eventuale teknike që nuk sjellin kurrfarë rezultati negativ për asnjërën prej palëve në procesin negociator”, shtoi ai, raportojnë mediat malazeze. /Klan Kosova

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është nënshkruar marrëveshja historike për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Nga pala e Shkupit, përfaqësues që nënshkruajti ishte mini

Maqedonia dhe Greqia sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

   Këshilli i Shoqatës Europiane të Universiteteve në një takim të mbajtur në Bruksel, e pranoi aplikimin e UNS për anëtarësim të plotë n

Gazetari Stefan Cvetkoviç është zhdukur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes.

   Gazetari dhe botuesi grek Stefanos Chios u arrestua nga policia mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 jashtë zyrave të gazetës së tij “Mak

   Gazetari serb, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva është zhdukur mbrëmjen e kaluar, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve

Të vetëquajtur si "Vëllazëria kristiane" qindra qytetarë në Maqedoni kanë dalë dje në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të

   Autoritetet maqedonase presin që brenda pak ditësh ta nënshkruajnë me palën greke marrëveshjen e arritur për emrin e ri të Maqedonisë.

   Me bllokim të akseve kombëtare dhe paralizim të trafikut e kanë kundërshtuar serbët rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës javët e fu