Maqedoni, 100 ditë deri në ndryshimin e Kushtetutës për emrin

21/10/2018 - 10:50

Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimin e draft-amendamenteve. Prej përfundimit të draft-amendamenteve, deri në mbajtjen se seancës plenare për miratimin e tyre, patjetër të kalojnë më pak 30 ditë. Në plenare, draft-amendamentet miratohen me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, 61 deputetë.

Pasi Kuvendi t’i mbarojë draft-mandamentet, ata shkojnë në fazën e debatit publik, kohëzgjatjen e të cilës e cakton vetë Kuvendi. Gjatë kësaj faze, Qeveria duhet të përpilojë propozim-amendamentet.

Nga momenti i dorëzimit të propozim-amendamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e seancës plenare për përfundimin e fazës së tretë dhe të fundit, duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Për amendamentin e preambulës, përveç 2/3, nevojitet edhe shumë me Badenter.

Megjithatë kryeministri Zaev pret që në votimin e tretë dhe të fundit, ndryshimet kushtetuese të kenë mbështetje edhe më të madhe se 80 deputetë, raporton Alsat.

“Unë jam i bindur se një numër më i madh se 25 deputetë të opozitës do të na bashkëngjitën. Arsyeja është Maqedonia, ardhmëria e saj, sepse 80% janë për NATO dhe BE, sepse edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saja të koalicionit janë për NATO dhe BE. Lojra me ardhmen e shtetit nuk ka më. Unë jam i bindur se hapin e radhës do e bëjmë së bashku”, deklaroi Zaev.

Nga ana tjetër kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski thotë se deputetët që nuk votuan nevojën për ndryshimet kushtetuese nuk iu nënshtruan presioneve të kryeministrit Zaev. Ai thotë se 8 deputetët tanimë të përjashtuar nga partia, kanë votuar për shkak të interesave personal, pasi që u është premtuar amnisti.

Për përfundim të procedurës së ndryshimeve kushtetuese, nevojitën së paku 100 ditë, nëse nuk ka pengesa të tjera eventuale. Amendamente për ndryshimet kushtetuese përveç deputetëve të VMRO-DPMNE-së kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë qytetarë grekë kanë filluar të mblidhen para Parlamentit për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë.  Tubimi zhvilloh

Shumë qytetarë grekë kanë filluar të mblidhen para Parlamentit për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë.  Media radio “SK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që të heqin vendimin për taksën ndaj produkt

Shefi i Kremlinit tha se autoritetet në Prishtinë kane hedhur disa hapa polemizues se fundi sic ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një

Veriu i Mitrovicës është mbushur me flamuj të Rusisë dhe me fotografi të Presidentit Vladimir Putin.

Me të gjitha mundësitë që i jep Kushtetuta do të luftoj që qeveria të mos e marrë besimin, sepse kjo ka të bëj me Marrëveshjen e Prespës

Avionë turq fluturuan mbi Detin Egje duke shkelur 13 herë hapësirën ajrore greke.