Regjistrohen 126 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit. Aktualisht numri i personave që rezultojnë me koronavirus në total ka shkuar në 6334.

Ndërkohë, 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 302, prej të cilëve 171 kanë humbur jetën gjatë muajit qershor.

Sakaq, në spitalet e Maqedonise së Veriut, po kurohen 403 persona.