Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të fundit nga Autoritetet Shëndetësore raportohet se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 084 teste për COViD-19 dhe prej tyre 1 093 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ose 35 për qind e testeve të kryera.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 819 persona.