Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit nga 2140 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 408 persona janë diagnostifikuar me Covid-19.

Shkup-227, Kumanovë-12, Shtip-15, Prilep-4, Tetovë-34, Strugë-5, Veles-15, Manastir-10, Ohër-23, Kavadarc-4, Gostivar-2, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-4, Demir Hisar-4, Pehçevë-2, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnjë-1 dhe Negotinë-2.

Kanë ndërruar jetë 4 persona, dy pacientë nga Shkupi (64 dhe 77 vjeç), një nga Resnja (59 vjeç) dhe një pacient nga Manastiri (76 vjeç). Prej tyre një pacient ka ndërruar jetë jashtë spitalit, ndërsa të tjerët në kushte spitalore. 

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 280 pacientë të shëruar nga virusi korona.

Shkup-148, Kumanovë-3, Shtip-17, Prilep-16, Tetovë-18, Strugë-4, Veles-4, Manastir-8, Ohër-3, Kavadarc-8, Gostivar-3, Gjevgjeli-9, Strumicë-12, KrivaPallankë-6, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-4, Berovë-1, Vallandovë-2, Kratovë-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-4 dhe Negotinë-1.