Autoritetet shëndetësore në  Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 438 raste të reja.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 200 të infektuar.  Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 191 persona të shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 821 viktima. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 22.607 persona, ndërkohë që aktive mbeten 4837 raste.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u regjistruan 535 raste, shifra më e lartë e të infektuarve brenda një ditë që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut.