Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot sërish një bilanc të rënduar nga COVID-19. 862 raste të reja janë shënuar sot, 8 më pak se dje.

Po ashtu janë edhe 14 viktima nga COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit.

Shkupi vijon të mbajë kryesimin si ‘vatra’ kryesore e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut me 390 raste vetëm së fundmi, teksa në 24 orët e fundit është ndjekur nga Prilepi me 55, Veles 54 dhe Tetova 48 raste.