Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 721 raste të reja me COVID nga 3323 testime të kryera në total.

Ndërkohë 9 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 1753 të tjerë janë shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë kryer më shumë 533 mijë teste për COVID-19 dhe nga kjo shifër, kanë rezultuar pozitivë 105 269 persona.

Prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 3 165 persona për shkak të COVID. Aktualisht janë 8 162 raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.