Maqedoni e Veriut/ Ambasadori i BE: Vendosni momentin e duhur për zgjedhjet

04/06/2020 - 18:44

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga palët politike që të vendosin momentin e duhur për zgjedhjet.

Zhgobar evidentoi dy probleme kryesore, qeveria teknike pa gjendje të qëndrueshme, e cila nuk garanton institucione si dhe shtimin e rasteve. Sipas ambasadorit i takon politikës për një vendim se kur duhen mbajtur zgjedhjet. Gjendja e jashtëzakonshme është drejt fundit dhe LSDM është e bindur se zgjedhjet mbahen më 5 korrik, kurse VMRO- DPMNE kërkon në fund të gushtit ose fillim të shtatorit.

"Nuk mendoj se na takon t'ju tregojmë kur duhet të mbahen zgjedhjet në vendin tuaj. Shoh se ka dy situata, nga njëra anë nuk keni Kuvend, keni Qeveri teknike me funksione të kufizuara, keni gjendje të jashtëzakonshme që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Pra nuk është gjendje e qëndrueshme dhe veçanërisht tani me Koronavirusin ju duhen institucione. E nga ana tjetër, keni rritje të rasteve. Pra iu takon politikanëve tuaj t’i balancojnë dy situatat dhe të shohin kur është momenti i duhur kur mund të keni zgjedhje”- pohoi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të shtunë 8 viktima nga koronavirusi.

Greqia ka regjistruar 41 raste të reja me COVID-19,m nga të cilat vetëm 13 janë raste të brendshme.

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

6 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

10 persona të infektuar me koronavirus në Serbi kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në spitalin "Novi Pazar".

Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë.

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.