Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot do të jetë në gjykatë për rastin “Ryshfeti”, ku ai është i akuzuari për një rast të denoncuar për mitmarrje, gjatë kohës si kryetar i komunës së Strumicës. Në seancën e fundit, pa praninë e mediave janë paraqitur video-materialet, sipas të cilit Zaev akuzohet.

Por, Kryeministri Zaev ka thënë se video e plotë tregon se rasti është i montuar dhe se do të pasojë aktvendim në favor të tij duke e shpallur të pafajshëm. Zaev është akuzuar nga biznesmeni Ivan Saçevaliev në vitin 2015, se kishte kërkuar 160 mijë Euro për t’i dhënë një tokë këtij biznesmeni të Strumicës. /INA