Maqedoni, miratohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

14/03/2018 - 17:25

   Deputetët maqedonas kanë miratuar në mesin e një seance të tensionuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-udhëheqësi i VMRO-së dhe deputet aktual i kësaj partie është ngritur nga vendi i tij dhe së bashku me deputetët e tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën.

Gruevski është kapur nga pamjet teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin. I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 201

Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili një kohë u mbajt në paraburgim nga qeverisja e fundit e Gruevskit, ka folur rreth ikjes së ish-kryemin

I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në Serbi ka shkaktuar vdekjen e parë.

Tre avokatët, Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski kanë hequr dorë nga përfaqësimi i ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevs

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në kanalin televiziv "SKAI" në Greqi. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet ndaj Aleksandër Lucës dhe shokut të tij Manolis Koukouras lidhur me ngjarjen e rëndë në ishullin Rodo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ka kërkuar mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, p

Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të presë të mërkurën e 19 dhjetorit të gjithë liderët e vendeve të Ball

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, ka kërcënuar me dorëheqje dhe largim nga Qeveria të partisë së tij “Grekët e Pavarur”, në