Maqedonia e Veriut bojkoton ceremoninë e Nobelit për shkak të Peter Handke

10/12/2019 - 11:53

Maqedonia e Veriut ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, nisur nga shpërblimi me çmimin në fjalë për Letërsi të Peter Handke-s.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handke, të cilit i referohen si adhuruesi i Millosheviqit.

“Faleminderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi sot do të hapë kufijtë me Kosovën, Maqedoninë Veriore, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kos

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në

Greqia regjistroi 262 raste të reja, duke shënuar dhe ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid-19 në ven

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara, 139 persona kanë rezu

Greqia ka hyrë formalisht në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Greqia hapi zjarr ndaj një mjeti lundrues që transportonte civilë nga ishulli i Rodosit drejt Egjeut, sikurse bëjnë me dije mediat turke 

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare t