Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve për të gjitha vendet e rajonit

28/09/2020 - 17:42

Maqedonia e Veriut ka bërë një tjetër hap drejt lehtësimit dhe pritet të hapë kufijtë pa detyrimin e tamponit për të gjitha vendet e rajonit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e tamponit për qytetarët nga vendet e rajonit.

“Ne mendojmë se është interes rajonal dhe ndër shtetëror që testet PCR të hiqen. Shtete të caktuara kanë rritje ose ulje të caktuara të rasteve me Covid-19, ndërsa ne si vend kemi analiza për atë se çfarë mund të na presë. Nuk mendoj që do të jenë kundër heqjes së testeve PCR”- tha Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Deri më sot Maqedonia ka hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë. Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të tamponit, pritet edhe miratimi i masave që duhen respektuar për lëvizjen brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në rast se nuk ka marrëveshje rajonale, autoritetet në Shkup do të vendosin për heqjen e testeve me shtete të caktuara si Republikën e Kosovës dhe Serbinë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata me pandeminë në të gjithë Europën po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër.

934 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.

Sizmiologu grek, Vassilis Papazachos ka deklaruar se tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë do të ketë pasgoditje të tjera në ditët e ardh

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak minuta më parë Turqinë dhe ishujt grekë në Egje.

Kosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot sërish një bilanc të rënduar nga COVID-19. 862 raste të reja janë shënuar sot, 8 më pak se dje.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Greqi.

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundë

Politikani shqiptar në Malin e Zi Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetë.