Maqedonia e Veriut fiton 100 milionë euro nga industria e kanabisit mjekësor

30/09/2019 - 18:24

Maqedonia e Veriut është në listën e shteteve evropiane që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Që prej se janë bërë ndryshimet ligjore më 2016, për të legalizuar industrinë e kanabisit, deri më tani janë regjistruar 23 kompani për prodhimin e kanabisit që përdoret për qëllime mjekësore, prej të cilave, dy kompani prodhojnë vaj kanabisi.

Autoritetet qeveritare thonë se ky biznes pritet t’i sjellë shtetit përfitime, që mund të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit.

Por, kompanitë që kanë fituar licencën për prodhimin e kanabisit, kërkojnë që ligji sërish të pësojë ndryshime, me qëllim që ata të mund të eksportojnë lule të thata të kanabisit me qëllim që biznesi për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore të mund të ketë perspektivë. Ata thonë se gjatë vitit 2018, kanë investuar 3,3 milionë euro në këtë industri, ndërkohë që si fitim kanë paraqitur vetëm 300 mijë euro.

Në depot në Maqedoninë e Veriut, tashmë kanë skaduar lulet e thata të kanabisit që ishin në vlerë prej 60 milionë eurosh, ndërkaq, me ligj është i ndaluar eksporti i tyre.

Konstandin Dukovski, kryetar i Shoqatës së prodhuesve të kanabisit për qëllime mjekësore “Makkanabis”, thotë se Ligji për kontrollin e barnave dhe substancave psikotrope duhet të pësojë ndryshme, në mënyrë që ata të mund të eksportojnë lule të kanabisit.

“Me eksportin e lules së kanabisit, ne do të mund të arrijmë që më shpejtë të plotësojmë standardet që kërkohen në shtetet e zhvilluara të Evropës”, thotë Dukovski për Radion Evropa e Lirë.

Përderisa organizatat që përkrahin dekriminalizimin e kanabisit, thonë se është e padrejtë që kompanitë të kenë të drejtë të mbjellin qindra rrënjë kanabisi, ndërkaq të sëmurëve të mos u lejohet të mbjellin sasi të vogla të kanabisit, për nevoja personale.

OJQ-të shprehen mjaft kritike, duke thënës e shteti nuk e ka legalizuar këtë industri, por e ka privatizuar atë, duke iu dhënë leje vetëm personave të caktuar që të merren me industrinë e kanabisit. Ato kërkojnë që Maqedonia e Veriut t’iu referohet praktikave të vendeve të zhvilluara evropiane dhe të krijojë më shumë lehtësia për mbjelljen e kanabisit me pakicë, për nevoja persona të personave që vuajnë nga kanceri.

“Ligji për kontrollin e barnave opiod dhe substancave psikotrope është dizajnuar në atë mënyrë, që sipas mendimit tim ka për qëllim të eliminojë konkurrencën dhe këtë biznes ta orientojë tek ata që kanë lidhje të fuqishme me politikën”, thotë Janaki Mitrovski nga shoqata “Billka”.

Në industrinë e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore është e përfshirë edhe familja e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Kushëriri i tij, Trajçe Zaev, është njëri nga investitorët më të mëdhenj në këtë industri.
Së fundmi, në opinion u shkaktuan shumë polemika, lidhur me statusin e sipërmarrësit amerikan Mike Straumietis, i cili merret me këtë industri. Pas një takimi me kryeministrin Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai kishte deklaruar se Maqedonia e Veriut ka një potencialë të madh në prodhimin e kanabisit dhe se ndjehet i ngazëllyer që do të jetë pjesë e siç ka thënë, shndërrimit të Maqedonisë së Veriut në njërën prej superfuqive të para të prodhimit të kanabisit në Evropë.
Por, njohësit e çështjeve ekonomike druajë se Maqedonia e Veriut si shtet, nuk ka potencial juridik që të kontrollojë industrinë e kanabisit.

“Është shumë e qartë se Maqedonia e Veriut si shtet nuk ka kapacitet që të garantojë se një biznes i tillë nesër, në këtë shtet, do të jetë i kontrolluar nga institucionet. E dinë e gjithë Evropa se institucionet e shtetit, në këtë gjendje siç janë, nuk kanë kapacitete administrative”, thotë ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq, nuk ka bërë publike të dhënat për sipërfaqet e mbjella me kanabis.
Vaji i kanabisit dhe disa medikamenteve që kanë përqendrim të lartë të marihuanës, pacientët mund t’i blejnë në farmaci me recetë mjekësore. Sipas ligjit, ilaçet e tilla mund t’i rekomandojnë specialistët, për pacientët me sëmundje të rënda malinje. (rel)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte nga marrja e pensionit shtetëror, njer