Maqedonia e Veriut në gjendje të jashtëzakonshme dhe për dy javë

15/05/2020 - 20:34

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Maqedonisë së Veriut ka vendosur vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për dy javë.

Gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend po zgjat tani e dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe është dashur të skadojë më 17 maj.

“Do të jenë të mjaftueshme [dy javë] për të zbatuar masat ekonomike dhe për të përfunduar luftën në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Arsyeja e këtij vendimi është nevoja për të zbatuar masa ekonomike dhe sociale, për të zbutur pasojat e pandemisë”, ka deklaruar presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili drejton Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Vendimit të presidentit i ka paraprirë kërkesa e qeverisë për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë, por Pedarovski ka pranuar vazhdimin e saj për vetëm 14 ditë.

Ai ka thënë se vendimi për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka lidhje me datën e zgjedhjeve.

Por, vendimi i tij dikton caktimin e kësaj date, pasi, sipas ligjeve në fuqi, menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë afatet për mbajtjen e zgjedhjeve që ishin ndërprerë që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme më 17 mars.

Njëzetedy ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj, duhet të mbahen zgjedhjet.

Në bazë të parashikimeve, ato duhet të mbahen më 21 qershor, por për këtë duhet të vendosin liderët e partive në një takim te presidenti javën e ardhshme.

Maqedonia e Veriut, këtë javë, ka nisur me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, duke rihapur qendrat tregtare dhe biznese të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në d

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqis

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në K