Maqedonia e Veriut nxënësja shembullore e Samitit të Poznanit

05/07/2019 - 09:18

Sot  përfundon Samiti i Poznanit me takime të shumta mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe homologëve të tyre nga vendet e BE-së që marrin pjesë në nismën ‘Procesi i Berlinit’.

Një gjë mund të thuhet që tani: Maqedonia e Veriut është nxënësja shembullor e rajonit, prandaj edhe vitin e ardhshëm ajo do të jetë organizatore e samitit të shtatë, së bashku me Bullgarinë. Dy shtetet do të kenë rastin të dëshmojnë më së miri në praktikë, atë që mbështet procesi i Berlinit:  aftësinë bashkëpunuese mes vendeve të rajonit dhe BE-së.

Hahn: Çelje e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Me marrëveshjen historike të arritur një vit më parë me Greqinë për çështjen e emrit, Maqedonia e Veriut dha një shembull të madh për të gjithë rajonin, është i mendimit komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn. Gjatë një fjale të mbajtur me rastin e hapjes së Forumit të Shoqërisë Civile dhe të Bizneseve, të enjten në Poznan, ai kërkoi sërish nga BE-ja që të mbajë premtimin dhe të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Unë vazhdoj të qëndroj prapa rekomandimit tim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe e pres që në tetor Këshilli i BE-së të ndjekë rekomandimin tonë dhe për çeljen e negociatave, tha Hahn.

Shembull për konfliktin Kosovë-Serbi

Edhe ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth gjatë një konference shtypi në Poznan, theksoi në mënyrë të veçantë arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që ajo të shërbejë si shembull për të zgjidhur edhe problemin kryesor aktual të rajonit: normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. “Ka shumë gjëra që mund të bëhen, nëse politikanët e kanë vullnetin dhe janë në gjendje të tejkalojnë stereotipet”, tha politikani socialdemokrat.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot takohet në Poznan ndër të tjera edhe me kryministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryeministren serbe, Anna Brnabiç, kishte theksuar në prag të samitit rolin shembullor të Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e konflikteve në rajon.

Më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor

Samiti i Poznanit ka në fokus “konektivitetin”, që nënkupton lehtësimin e mundësive që qytetarët e rajonit të lidhen më mirë me njëri tjetrin. Janë fonde, të cilat shkojnë për të përmirësuar infrastrukturën, por edhe për të krijuar partneritet mes njerëzve, sidomos të rinjve dhe bizneseve. Një lidhje, që e dëshiron edhe shumica e qytetarëve, sipas Barometrit të Ballkanit, që prezantoi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu: Sipas saj 74% e qytetarëve dhe 67% e bizneseve besojnë në bashkëpunimin rajonal./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd.

Menjëherë pas bastisjes së shtëpisë, kryeprokurores speciale publike të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila dha papritur dorëheqj

Greqia ka dorëzuar në duar të autoriteteve italiane një anëtar të mafies së njohur të Camorras, 56-vjeçarin Pasquale Diano, i arrestuar n

Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, iu ofron studentëve programe të shkëlqyera akademike në fushën e

Sot dhe nesër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të qëndrojë në Serbi për një vizitë zyrtare.

Autoritetet greke kanë evakuuar dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre në perëndim të vendit, vetëm disa ditë pasi shtatë persona humbën jet

Katastrofa të njëpasnjëshme natyrore po godasin Greqinë.

Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza.