Maqedonia e Veriut paralajmëron masa të reja kufizuese për mbrojtje nga COVID-19

19/10/2020 - 18:28

Maqedonia e Veriut pritet të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri, që shkakon sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën janë regjistruar 12 viktima, 161 të infektuar dhe 154 të shëruar nga 771 teste të realizuara në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbylljen e lokaleve të gastronomisë pas orës 23:00, reduktimin e pasagjerëve në transportin publik, orar të ri për punonjësit e administratës, përkatësisht aplikimin e dy turneve në punë apo punë online për kategori të caktuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që të ketë rezultate nga këto masa dhe ato që ishin propozuar më parë për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe ndalimin e lëvizjes së më shumë personave pas orës 22:00.

“Nëse këto masa nuk japin rezultate, atëherë hapi i ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore”, deklaroi Filipçe.

Masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të kalojnë në qeveri dhe disa prej tyre edhe në kuvend.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 23,788 persona.

Prej tyre, 846 persona kanë vdekur, 17,392 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 5,550.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi.

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qe

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut.

Në Greqi autoritetet njoftuan sot 2,018 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 2 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vend

Gjatë 24 orëve të fundit, Serbia ka regjistruar 7 606 raste të reja të personave të infektuar me Covid-19.

620 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi.

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri në 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rri

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në rajonin tonë.

Situata e pandemisë COVID -19 në Greqi është përkeqësuar.

Nga mbrëmja e kësaj të mërkure, Mali i Zi nis zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.