Situata me pandeminë në të gjithë Europën po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numat janë në rritje për të gjitha vendet dhe një ndër ato që po rrezikon dhe po merr masa kufizuese të cilat kanë prekur sportin apo futbollin është vendi ynë fqinj i Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Shëndetësisë atje ka ndryshuar protokollet e saj duke detyruar në një farë mënyre Federatën e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, që të marrë kohën e nevojshme duke pezulluar këtë fundjavë kampionatin.

Një gjendje alarmi është ndërkohë edhe në vendet e tjera europiane, e sidomos në Itali ku shumë klube kanë dhe kishin futbollistë të prekur nga koronavirusi, teksa Federata atje u hoqi mundësinë edhe 1000 tifozëve të pranishëm, duke i mbyllur sërish dyert e stadiumeve.