Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar  2 viktima nga koronavirusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 5, 470 viktima.

Bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë se nga 2, 885 teste të realizuara, 20 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orë janë shëruar 30 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 149, 619.