Maqedonia e Veriut voton për Presidentin e ri, shqiptarët faktor

05/05/2019 - 08:23

Maqedonia e Veriut voton sot (5 maj) për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është raundi i dytë i votimeve, pasi në të parin dështoi votimi si pasojë e interesimit të vogël të qytetarëve për të dalë në votime.

1.79% ishte pjesëmarrja në raundin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, rezultatet ishin: Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave, Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave, Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.

Si në gjithë ciklet e tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

Rezultatet e raundit të parë për President

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Sot zgjedhjet mbahen për herë të parë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas raundit të parë, janë thirrur që të votojnë pasi vota e tyre konsiderohet vendimtare për numrin e pjesëmarrësve.

Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedhur President duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithsej. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00.

Gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale në Ohër dhe komunën e Novo Sellës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m