Maqedonia e Veriut, zyrtarisht anëtare e NATO-s

27/03/2020 - 22:27

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshëndeti finalizimin e procesit të antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato.

Maqedonia e Veriut depozitoi të premten në Uashington instrumentin e NATO-s për anëtarësim. Një procedurë që shënon hapin e fundit të bërjes aleate e NATO-s. Më 30 mars, flamuri i Maqedonisë së Veriut do të ngrihet në selinë e NATO-s për herë të parë.

Në​ një​ deklaratë​ pë​r shtyp, Sekretari i Shtetit Pompeo shkruan "Sic ka thë​në​ Presidenti Trump, Aleanca e NATO-s ka qenë​ mburoja pë​r paqen dhe sigurinë ndë​rkombëtare pë​r më​ shumë​ se 70 vjet. Antarë​simi i Maqedonisë​ së​ Veriut në​ NATO sjell një​ integrim më​ të​ madh, reforma më​ të​ gjera demokratike dhe stabilitet më​ të​ madh në​ të​ gjithë​ rajonin".

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski në një video-mesazh thekson se “edhe përskaj periudhës së vështirë nëpër të cilën po kalojmë nuk mundemi t’u gëzohemi dhe t’i shënojmë këto ngjarje ashtu siç ka hije, megjithatë, bëhet fjalë për suksese historike, të cilat pas tre dekadave pavarësi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë.”

Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë një prononcimi të përbashkët me ambasadoren amerikane në Shkup, Kate Mary Byrnes, theksoi se anëtarësimi po bëhet në një kohë sfide globale për shkak të koronavirusit.

“Ceremonia modeste nuk e zvogëlon rëndësinë historike të këtij çasti. Prej sot i kemi SHBA-të si partnere dhe 28 vende të tjera anëtare dhe asnjëherë më nuk do t jemi vetëm”, tha kryediplomati maqedonas.

Ambasadorja amerikane Kate Mary Byrnes duke e përshëndetur aktin e zyrtarizimit të Shkupit në Aleancën e NATO-s theksoi se është krenare për këtë. Edhe ambasdorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchinston e ka përshëndetur këtë akt si dhe zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Sekretari i Prgjithsëm i NATO-s Jens Stoltenberg i dëshiroi mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në Aleancë duke thënë se “rruga ishte e gjatë por se ia vlejti”.

Autoritetet dhe një numër i madh i popullatës së Maqedonisë së Veriut gjithnjë e kanë dëshirur anëtarësimin në organizatën më të fuqishme ushtarake dhe të sigurisë në mbarë globin. Por, për shkak të koronavirusit ata janë të penguar që ta shënojnë përmes festave këtë rast.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka vlerësuar si gënjeshtra pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën p

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga palët politike që të vendosin momentin e duhur për zgjedhjet.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 974 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 101 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski është testuar për Covid-19 ku ka rezultuar negativ.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së kor

Ka shkuar në 177 numri i viktimave bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit.

Deputeti shqiptar, njëherësh nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajz

Numri i shtuar i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme që shpalli president

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.