Maqedonia paralajmëron vendosjen e regjimit të vizave për kosovarët

09/09/2013 - 23:36

9 shtator 2013- Qeveria e Nikolla Gruevskit, sipas “Dnevnik”, është duke menduar që ta aplikojë regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

"Kjo rrjedh e ngjarjeve në “luftën tregtare” u bë e mundur pasi që Prishtina vendosi embargo mbi importin e të gjitha prodhimeve të Maqedonisë, gjë që ndikoi që nga kufiri të kthehen mbrapsht shumë maune me mallra të Maqedonisë që destinacion e kishin Kosovën, transmeton Almakos. Komisioni Evropian, ndërkohë, u kërkoi palëve të përfshira në këtë konflikt, t’i përmbahen marrëveshjes së CEFTA – s.Sot u raportua se Shkupi pritet që t`i ofrojë një propozim Prishtinës që të heq ndalesën për importin e miellit të Kosovës dhe heqjen e taksës për qytetarët e Kosovës nga data 15 shtator.Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Qeveria e Maqedonisë është duke devijuar kontestin ekonomik me atë politikë.“Për ne kjo çështje nuk ka qenë dashtë të devijojë prej kontestit ekonomik në ndalimin apo pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve. Ne insistojmë që kjo të jetë në kuadër të raporteve tregtare dhe si të tillë duhet të trajtohet. Mirëpo, prekja e drejtpërdrejtë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për ne është e papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e fqinjësisë së mirë dhe vlerat evropiane”, ka thënë Kusari-Lila.Ajo ka vlerësuar se ky problem duhet të trajtohet me shumë kujdes në një të ardhme dhe sipas saj, interesi i Maqedonisë ndaj Kosovës në aspektin ekonomik është shumë më i madh se sa ai i Kosovës ndaj Maqedonisë në raportet e tanishme tregtare. Kusari – Lila gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që asnjë vend të shkel një anshëm marrëveshjen e CEFTA-s. “Vendimet e tilla nuk i dëshirojmë, por nganjëherë janë të domosdoshme për shkak se ne nuk mund të jemi në vazhdimësi ata që duhet të mbajmë me korrektësi zbatimin e CEFTA-s dhe të tjerët ta shkelin në vazhdimësi”, ka thënë ajo.Problemet u shfaqën pasi që Prishtina zyrtare dy ditë më parë aplikoi masën e ndalesës për një pjesë të prodhimeve të Maqedonisë, duke qenë si kundërpërgjigje ndaj ndalesës së palës maqedonase për importin e prodhimeve të miellit nga vendet fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën. Autoritetet e Kosovës nuk hoqën embargon edhe pas kërkesave të palës së Shkupit, derisa këta të fundit prej dje nisën aplikimin e taksës hyrëse për të gjithë shtetasit e Kosovës, 2 euro për çdo udhëtarë, 5 euro për makinat dhe 20 euro për kamionët dhe autobusët.

/express/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m